Tiranë, u kap me 75 doza heroinë në automjet, arrestohet 30-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2015, 21:53
Policia ka vënë në pranga një shpërndarës të lëndëve narkotike në kryeqytet.Blutë e Tiranës arrestuan në flagrancë mbrëmjen e sotme shtetasin Alfred Ismailaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Keta”, duke lëvizur me mjetin tip, “BMW”, me targë AA7 05AP, gjatë kontollit ju konstatuan 75 doza me peshë 19gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë.Në cilësinë e provës materiale, 30 vjeçarit iu sekuestruan 2 telefona celular, automjeti tip “BMW”, si dhe 1500 euro.Ndërkaq materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.