Zgjedhjet, përfundon afati i regjistrimit të partive. Konstituohen 90 KZAZ

Mesnata e 14 prillit shënon afatin përfundimtar të partive politike për tu regjistruar për pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.Në këto limite kohore, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar me unanimitet 7 subjekte politike. Ndërkaq KQZ nuk ka pranuar të regjistrojë Partinë e të Drejtave të Mohuara pasi nuk ka kthyer fondet e fushatës së zgjedhjeve politike të vitit 2013.KQZ po ashtu miratoi ngritjen e Komisionit nismëtar, i cili do të organizojë punën për regjistrimin e kandidatit për kryetar të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergji Bojaxhi.Ndërkohë në mbrëmje KQZ informon se konstitoi 90 KZAZ-të në të gjithë vendin.

Selite e KZAZ-ve sipas bashkive