Zhurma për bashkimin, Gjosha: Deklarata e Ramës u nxor nga konteksti

Për Ministren e Integrimin Europian, Klajda Gjosha, deklaratat e kryeministrit Edi Rama për bashkimin Shqipëri-Kosovë që shkaktuan shumë bujë e reagime janë nxjerrë nga konteksti.Gjosha: “Unë do të kisha bindjen dhe do të më vinte shumë mirë sikur mediat të shfaqnin të gjithë intervistën e Kryeministrit në fakt dhe jo vetëm një fjali të marrë nga konteksti. Unë shpreh me bindje se Shqipëria ka një rrugë të vetme dhe ai është procesi i integrimit në BE. Ne shpresojmë që i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE një ditë”.Ndërsa kritikat e SHBA dhe Brukselit për këtë çështje, më shumë se presione, Gjosha i konsideron si dëshmi e interesit ndërkombëtar për integrimin e Shqipërisë.Gjosha: “ Mirëpres të gjitha deklaratat që vinë edhe nga BE edhe nga ndërkombëtarët, nga Ambasada amerikane. I shoh ato me sy shumë pozitiv dhe i shoh ato që tregojnë një interes të qartë për Shqipërinë, po ashtu dhe Kosovën në procesin e integrimit”.Nga studio e lajmeve e Ora News, Gjosha edhe një herë përsëriti thirrjen për opozitën që të bëhet pjesë e reformës në drejtësi, pasi sipas saj e ka detyrim ndaj shqiptarëve dhe konstruktiviteti është kërkesë e ndërkombëtarëve.Ministrja e Integrimit vlerësoi edhe rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë.