Raporti i FMN: Ekonomia botërore, rritje të qendrueshme
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se ekonomia globale për këtë vit do të ketë të njejtën normë rritje si vitin e kaluar, në kuotën 3.5%.Sipas kryeekonomistit të organizatës, Olivie Blanshard, i cili prezantoi raportin vjetër të institucionit me qendër në Uashington, kjo shifër e qendrueshme e rritjes ekonomike i detyrohet kryesisht rritjes së dukshme të ekonomive të vendeve të zhvilluara, me një mesatare nga 1.8% në vitin 2014, në 2.4% këtë vit.Nga ana tjetër, ekonomitë e vendeve në zhvillim kanë pësuar rënie në përqindjen e rritjes ekonomike krahasuar me një vit më parë, nga 4.6% në 4.3%.Në lidhje me Shqipërinë, FMN i ka qndruar besnik parashikimeve paraprake, pasi raportohet që rritja ekonomike e vendit tonë të jetë 3%, nga 2.1% që ishte vitin e kaluar.Më optimist duket parashikimi i vitit 2016, me 4%.Ndërkohë, ekonomia e Eurozonës pritet të rritet me 1.5% këtë vit dhe 1.6% në vitin pasues.Ndërsa rënia e çmimit të naftës ka ndikuar në rritjen përtej parashikimeve të ekonomisë britanike, me 2.7% .Rritje parashikohet edhe për Shtetet e Bashkuara, me 3.1%, ndërsa Kina do të pësojë rënie në përqindjen e rritjes këtë vit, edhe pse mbetet sërish në nivele të larta me 6.8%.