Mogherini: Po ra Greqia, bie i gjithë sistemi!

Europa duhet të tregohet fleksibël me krizën e borxhit grek jo vetëm për solidaritet, por për të ruajtur interesat e saj, për shkak se i gjithë sistemi dështon nëse nëse dështon Greqia.Një paralajmërim ky që vjen nga shefja e Bashkimit Europian për politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë, Federika Mogerini."Nëse rrëzohet një hallkë, i gjithë sistemi rrëzohet", tha Mogerini gjatë një takimi me disa studentë në Lubek të Gjermanisë, para nisjes së bisedimeve të Ministrave të Jashtëm të G7-ës.Bashkë me Ministrin e Jashtëm gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer, Mogerini bëri gjithashtu thirrje për t'i dhënë fund luftës në lindje të Ukrainës vetëm përmes diplomacisë dhe jo armëve, por theksoi qendrimin që duhet të mbajnë vendet perëndimore ndaj rebelëve dhe veçanërisht Rusisë.