Korçës, prodhuesit e duhanit drejt falimentit, grekët ua blejnë po s’i paguajnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2015, 22:23
Dhjetëra fermerë nga fshati Podgorie i rrethit të Korçës kanë dalë në protestë në qender te fshatit, pasi thonë se janë në prag të falimentimit.Fermerët kultivues të duhanit, theksojnë për punën e një viti nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga firma greke e cila u blen produktin.Shumë fermerë të tjerë nuk kanë pasur mundësi ta shesin duhanin, pasi firma greke ka refuzuar blerjen, duke u mbetur stok nër magazina, e duke pësuar humbje të mëdha ekonomike, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e instancave shtetërore.Kompania greke që mbledh duhanin e fermerëve të fshatit Podgorie nuk pranon të japë asnjë shpjegim për situatën e krijuar, pavarësisht se vonesa në likujdimin e fermerëve po i çon drejt falimentimit këta të fundit.