Gjosha pret Lu, diskutohet për bashkëpunimin dhe integrimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2015, 20:40
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Donald Lu.Ministrja Gjosha shprehu vlerësimet për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke nënvizuar se edhe përkushtimi i Ambasadorit Lu, do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.Gjosha e falenderoi Ambasadorin për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë.Ambasadori Lu u shpreh se vlerëson përpjekjet që po bën Shqipëria për tu zhvilluar dhe për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Europian.Ambasadori theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështesin procesin e integrimit të Shqipërisë.