Meta me gjimnazistët: Sulmet e kundërshtarëve më kanë skalitur

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka zgjedhur gjimnazistet e kryeqytetit per te dhene mesazhe te qarta se edhe ata do te jene pjese e listave te Keshillave Bashkiake ne zgjedhjet e 21 qershorit.Meta: " Per LSI pjsemarrja e te rinjve eshte një objektiv kryesor, sepse ne besojme se ne radhe te pare Shqiperia ju takon te rinjeve”.Por biseda me te rinjte ka sjelle dhe shume pyetje provokuese per Meten.Nxenesja: Jam Kryeministre e shkolles “Qemal Stafa”, si duhet te behem e suksesshme si ju?Meta:"Une jam bere Kryeminister 30 vjeç, ju 18... Me keto parametra te rinj qe kane dale per Kryeminister, ju jeni ne rruge te mbare se po shkoni drejt lartesise se Edi Rames".Pyetjes mbi sulmet e fundit politike dhe nese eshte penduar ose jo, Meta i pergjigjet me nje batute?Meta: “Që ta fillojmë me një shprehje popullore që pema me kokëra goditet kjo nuk shkon. Politika është pjesë e jetës dhe vet jeta është një luftë e vazhdueshme. Politika është një rrugë me sfida, të gjitha sfidat dhe përplasjet i shërbejnë kalitjet e një politikani dhe rritjes së tij për të kaluar dhe sfida më të forta. Në çdo fushë secili që ka synime sa më të larta duhet të paguaj dhe një çmim sa më të lartë”.Teme e bisedes eshte bere dhe eksodi i shqiptareve drejt vendeve te BE.Meta:Dua të shpreh një shqetësim për Kukësin, po ndodh një largimin i njërëzve. Kohët e fundit është nxitur largimi drejt Gjermanisë, që sipas të dhënave bëhet nga grupe trafikantësh me idëenë se duke ikur në Gjermani mund të marrin azil, kjo është e pavrëtetë.Mos bini viktimë e një mashtrimi të tillë, të gjithë do të kthehen, por do të kthehen të humbur. Për të vajtur në Gjermani detyrohen në futen në borxh, të shesin edhe bagëtitë me idenë se po bëjnë një investim për të ardhmen dhe kur të kthehen do jenë më të varfër.Nuk është kjo rruga për zgjidhje. Meqë jemi dhe në prag të zgjedhjeve lokale kjo do të jetë një teme e duhur për kandidatët se si do të gjejnë mënyra për të hapur vende punë dhe për të ofruar sa më shumë mundësi për këta njerëz”.Meta ka komentuar edhe pranine e dy fermave te LSI ne Kuvend, duke thene se permes dijes rritet edhe perfaqesimi i tyre ne politike.te rinjte meta klei meta2