Restaurimi i Fototekës “Marubi’, nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit
Merr jetë memorandumi i mirëkuptimit për fototekën "Marubi", duke i hapur rrugë financimit të projektit dhe nisjes së punimeve për godinën e re në Shkodër.Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, u shpreh se punimet pritet të nisin këtë muaj, ndërsa paralajmëroi restaurimin e varrit monumental të familjes Marubi.Ministrja e Kulturës dhe Kryebashkiaku i Shkodrës kane shfaqur përkatësitë politike, duke zgjedhur të falenderojnë secili Kryeministrat përkatës për mundësimin e projektit.Presidenti i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Michael Granoff, u shpreh se fototeka Marubi është një nga pasuritë e çmuara të qytetit.Granoff: “Të krijojmë një frymë bashkëpunimi mes qeverisë qëndrore dhe asaj lokale, vetë Fondacionit Shqiptaro-Amerikan dhe komunitetit, për të krijuar institucionet që i japin diçka të vërtetë Shqipërisë. Projekti i fototekës "Marubi" është një vlerë e shtuar jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë vendin”.Qeveria Shqiptare për muzealizimin e fototekës "Marubi" ka akorduar një fond prej 55 milionë lekë të vjetra, ndërsa Komuniteti Europian dhe FSHZH 470 mijë euro dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan 650 mijë dollar.Ndërkohë brenda muajit, pritet të marrë jetë edhe projekti i restaurimit të varrezave Katolike të Rrmajit.