Konsorciumi francez, 409 mln euro për ringjalljen e parkut të Brezovicës

Kosova i ka besuar një konsorciumi francez rimëkëmbjen e parkut të Brezovicës, në një projekt që kap shifrën e 409 milion eurove.Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se ky projekt do të ndihmojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rritjen e punësimit.Ndërsa Paskal Rou, përfaqësuesi i kompanive të specializuara në turizmin malor dhe inxhinierinë moderne, "MDP Consulting - Compagnie des Alpes", konfirmoi se me zbatimin e projektit Brezovica do të jetë funksionale gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në dimër.Bajrami: "Pritet që të krijohen rreth 4 mijë vende të punës dhe ajo që është tepër e rëndësishme për ne në këtë fazë, si vend që kemi tepër nevojë për investime të huaja direkte, është se implementimi me sukses i këtij projekti, definitivisht do të dërgojë një sinjal shumë pozitiv edhe për investitorët tjerë potencialë të vegjël e të mëdhenj që e konsiderojnë Kosovën si opsion për të investuar", tha Bajrami.Rou: "Ky projekt sigurisht që është një projekt shumë i madh për Kosovën dhe jemi shumë të lumtur që na është dhënë neve ky projekt për ta realizuar. Ky projekt do të jetë më shumë se kaq, do të thotë do ta bëjmë Brezovicën të operojë gjatë gjithë vitit".Kontrata e majme, e cila do të hyjë në fuqi pas gjashtë muajsh, u nënshkrua në prani të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe ambasadores franceze akredituar në Prishtinë, Marsje Davie.Në ceremoni ra në sy mungesa e ambasadores amerikane, Trejsi Xhekobson, pavarësisht se Ambasada amerikane ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë projekt.