Orikumi që nuk ofron më shpresë, vijon eksodi drejt Gjermanisë
Vlonjatët ishin ata që e nisën eksodin masiv drejt Gjermanisë dhejtorin e kaluar dhe prej asaj kohe vijojnë të largohen.Largimet masive duket se kanë boshatisur Orikumin, ku banorët flasin për kushtet e vështira të jetesës dhe për papunësinë e lartë, ndaj si zgjidhje e vetme shohin largimin.Porti i Vlorës është pika e nisjes. Aty bashkohen ata që largohen jo vetem nga Vlora, por edhe nga Fieri e zona të tjera.Shumë udhëtarë janë ndaluar nga policia kufitare për mungesë dokumentacioni, por ka edhe nga ata që rikthehen sërish të nesërmen, duke shpresuar që fati të jetë me ta, e ndoshta këtë herë mund të kalojnë dhe të mbërrijnë në Gjermani, ku besojnë se do të gjejnë një punë dhe nje jetë më të mirë.Rreth 3000 shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani vetëm gjatë muajit mars.