Genocidi armen, Erdogan kritikon Papën: Mos bëj historianin
Nuk mund të mungonte ndërhyrja e Presidentit turk, Rexhep Erdogan, në debatin e ndezur nga Papa Françesku, i cili cilësoi si genocid vrasjen e pretenduar të 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane njëqind vjet më parë."Kur politikanët dhe liderët fetarë përpiqen të bëjnë punën e historianëve, nuk do të dalin tek e vërteta, por vetëm zhgënjimi. Theksoj se ne jemi të gatshëm për ngritjen e një Komisioni të përbashkët për të hetuar mbi këtë çështje dhe vëmë në dispozicion arkivat. Por dua ta paralajmëroj Papën të mos e përsërisë më këtë gabim".Genocidi armen njihet nga disa prej institucionet dhe shtetet kryesore europiane, por jo nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa vetë Turqia si pasardhëse e Perandorisë Osmane, e quan këtë shifër të fryrë dhe të vrarët, viktima të luftës civile dhe trazirave të Luftës së parë Botërore.Edhe pse në vitet 1920, një gjykatë turke i ka cilësuar masakrat si krime lufte dhe ka dënuar disa fajtorë, që prej lëvizjes kombëtare të Mustafa Kemal Ataturk, qendrimi i Turqisë ka qenë ai i mohimit të tragjedisë.