Largimet drejt BE, Meta: Mos bini pre e mashtrimeve, do ktheheni dhe më të varfër
Mos bini viktimë e mashtrimit të trafikantëve për përfitim azili në vendet e Bashkimit Europian.Ky ka qenë apeli, që kreu i Kuvendit Ilir Meta, u ka drejtuar qytetarëve shqiptarë të cilët po udhëtojnë masivisht drejt një jete më të mirë me shpresën për të qenë në radhët e atij 1% të përfituesve për azil.Meta:"Dua të shpreh një shqetësim për Kukësin, po ndodh një largimin i njërëzve. Kohët e fundit është nxitur largimi drejt Gjermanisë, që sipas të dhënave bëhet nga grupe trafikantësh me idenë se duke ikur në Gjermani mund të marrin azil, kjo është e pavërtetë.Mos bini viktimë e një mashtrimi të tillë, të gjithë do të kthehen, por do të kthehen të humbur. Për të vajtur në Gjermani detyrohen në futen në borxh, të shesin edhe bagëtitë me idenë se po bëjnë një investim për të ardhmen dhe kur të kthehen do jenë më të varfër.Nuk është kjo rruga për zgjidhje”.E ndërsa jemi në prag zgjedhjesh, kreu i LSI tha se parandalimi i këtij fenomeni do të jetë dhe sfidë e kandidatëve për Kryetarë Bashkish.Meta: “Meqë jemi dhe në prag të zgjedhjeve lokale kjo do të jetë një teme e duhur për kandidatët se si do të gjejnë mënyra për të hapur vende punë dhe për të ofruar sa më shumë mundësi për këta njerëz”.