Iraku rifiton çerekun e territorit që mbahej nga ISIS

Shteti Islamik ka humbur më shumë se çerekun e territoreve në Irak, ose 15 540 kilometra katror, që prej nisjes së sulmeve ajrore në gusht nga koalicioni i udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Zëdhënësi i Pentagonit, Koloneli Stiv Uorren, bëri të ditur se ishte shumë shpejt për të thënë se lufta po fitohej, por pa dyshim militantëve u ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme.Njoftimi u dha pikërisht para se kryeministri irakian, Haider Al-Abadi të takohet me Presidentin amerikan, Barak Obama, në Uashington.Para se të nisej për në SHBA, Al-Abadi e bëri të qartë se kërkonte shtimin e aktivitetit ushtarak, për të mposhtur përfundimisht grupimin ekstremist.Megjithatë, Pentagtoni konfirmoi se rafineria më e madhe e naftës në vend, në qytetitn Baixhi, vazhdon të jetë e pretenduar nga të dy palët dhe për këtë arsye, sulmet ajrore do të vazhdojnë në atë territor.Ndërsa në Siri, forcat e ISIS nuk kanë ndryshuar pozicionet e tyre.