Gjyqi ndaj Rifomatos pritet të nisë pas 10 ditësh, akuzohet për trafik droge

Shtetasi italian, Giorgio Riformato, i akzuar per trafik te 460 kg droge në Divjakë, do te presë edhe 10 dite te tjera ne qeli perpara se dosja e tij te delegohet ne gjykate.Prokurore te çeshjtes konfirmuan se hetimet jane ne fazen perfundimtare. Pas me shume se 10 ditesh dosja do ti dergohet gjykates per shqyrtim.Ne kete dosje prokuroret pritet te administrojne edhe disa leter-porosi qe pritet te vijne nga Italia dhe qe kane lidhje me vepritarine e Riformatos ne kete shtet.Ish-agjenti i antidrogës në Fier, Mariglen Ymeraj, piloti italian Giorgio Riformato dhe katër persona të tjerë janë të akuzuar për trafikimin me avion të 460 kg drogë nga Shqipëria në Itali.Ish-efektivi i policisë dhe njeriu që ka siguruar lëndën narkotike, është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është hetuar në mungesë sëbashku me një person tjetër, Gerti Demçe, i implikuar në këtë trafik.