Akuza për vrasjen e Kurtit, me 19 tetor seanca ndaj Frrokut në Belgjikë
Gjykata belge cakton daten 19 tetor per zhvillimin e seances ndaj Mark Frrokut, te vene nen akuze per vrajsen e shqiptarit Aleksander Kurti ne vitin 1999.Lajmin e ka konfirmuar avokatja e tij ne shtetin belg, Carine Couquelet, e cila ka dorezuar ne duart e klientit te tij, akt-akuzen dhe mbrojtjen ne mungese.Takimi mes Frokut dhe avokates belge eshte zhvilluar ne qelite e paraburgimit te burgut 302, ne prezence dhe te 2 avokateve te tij shqiptarë, Sajmir Vishaj dhe Genc Gjokutaj.Vrajsa e Aleksander Kurtit eshte ende ne gjykim dhe deputeti Frroku dhe pse i vene nen akuze, pretendon se nuk ka asnje prove kunder tij.Duket se gjykimi ne Bruksel i çështjes , do te mbaje peng hetimin ne Shqiperi. Prokuroria shqiptare e cila ka kerkuar mbajtjen nen arrest te Mark Frrokut, ka ngritur dhe nje akuze te re ndaj tij, siç eshte ajo e mos deklarimit te te ardhurave, qe sipas saj vijne nga nje aktivitet kriminal qe ai ka ushtruar gjate kohes kur jetonte ne Belgjike.Me ane te nje leterporosie, akuza shqiptare kerkon ti vihet ne dispozicion e gjithe dosja, por nje gje e tillë do te kerkoje te pakten 3 muaj kohe.Mark Frroku vijon të mbahet nën arrest në të njëjtin paraburgim ku qëndronte vëllai i tij, Arben Frroku, i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.