Gratë në politikë, vetëm 1 % e grave drejtojnë bashkitë

Në kuadër të promovimit të librit "Fuqizimi i Grave në politikë", ambasadori Florian Rauning ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në respektimin e kuotave gjinore teksa ka shtuar se ka ende pune per të bërë. "Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm për respektimin e kuotës gjinore në vendimmarrje, por që ka ende shumë për të bërë. Ka qenë kjo deklarata e ambasadoritFlorian Rouning teksa ka vlerësuar ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.Florian Rouning: “Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm. Megjithatë ka ende sfida përpara pasi gratë përbëjnë rreth 12 % të këshilltarëve vendor, vetëm 1 % të kryetarëve të bashkive."Në një takim që mblodhi rrëfime mbi të tatëpjetën politike që duhet të ngjisin gratë, Burrat nuk nguruan të ishin krah tyre.Diskutimet u zhvilluan në kuadër të promovimit të librit "Fuqizimi i grave në politikë", ku gra të suskeshsme në politikë si Grida Duma, Mjalinda Bufi, Lindita Nikolla, Mimoza Arapi etj, kanë rrëfyer eksperiencat e tyre përmes disa intervistave./Oranews.tv/