Ricertifikimi i bluzave të bardha, MSH: Shtyhet me 15 ditë afati për kreditet

Ministria e Shëndetësisë ka shtyrë me 15 ditë afatin kur profesionistët e shëndetit duhet të plotësojnë kreditet e tyre për të qëndruar në punë. Për mjekët, numri në total i krediteve është 150, ndërsa për infermierët 100. Përveç kësaj mundësie për bluzat e bardha, në mbledhjen e Bordit u vendos që profesionistët e shëndetit të bëjnë ankesat e tyre dhe më pas të kryen të gjitha verifikimet nga Qëndra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim.Tiranë- Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë edhe 15 ditë kohë mjekëve, infermierëve, stomatologëve, laborantëve për të synuar çdo konferencë për të marrë kreditet e nevojshme për të vazhduar punën.Afati për plotësimin e këtyre krediteve është deri më 30 prill dhe mjekët duhet të plotësojnë në total 150 kredite dhe infermierët 100.Shtyrja e afatit u vendos në Bordin e Ricertifikimit dhe Akreditimit të Profesonistëve të Shëndetësisë që drejtohet nga Ministri, Ilir Beqaj.Arsyeja e shtyrjes sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë është për ti dhënë më shumë kohë bluzave të bardha të plotësojnë këtë detyrim ligjor sipas edukimit në vazhdim që funksionon prej 5 viteve.Por edhe në këtë rast profesionistët e shëndetit që kanë 0 pikë, e kanë gati të pamundur që brenda kësaj kohe të plotësojnë totalin e kreditëve, ndërsa ata që janë në proçes mund ti arrijnë duke mos lënë punën e tyre deri në kryerjen e provimit të çertifikimit.Drejtuesja e Qendrës Kombëtare për Edukimin në Vazhdim, Entela Shehu, tha më herët për Ora News se 25% e këtyre profesionistëve nuk kanë plotësuar kreditet dhe rrezikojnë të mos punojnë më në spitalet publike.E ndërsa prilli lihet si afat për ata që janë me 0 kredite, në maj pritet që spitalet të publikojnë vendet vakante.Por në këtë mbledhje më shumë se afat i shtyrë për bluzat e bardha merr vlerë bërja e ankesave të profesionistëve, të cilët mund të kenë shqetësime apo dyshime se kanë kreditet po nuk janë në listën e profesioneve që i kanë të përmbushur këtë detyrim.Ata mund të paraqesin kërkesat e tyre në Qendrën Kombetare të Edukimit në Vazhdim, të cilat do të shqyrtohen nga autoritetet e saj.