Fier, 23 vjet pronarë toke por pa çertifikatë, e mësojnë kur TAP u troket në derë
Prej 23 vitesh 100 familje të fshatit Grecalli, të komunës Qendër në Fier, ishin pronarë të rreth 50 ha tokë të fshatit ngjitur, Nikas.Por ndonëse toka u ishte ndarë që në 1992 me ligjin 7501 këta banorë nuk kishin qenë në dijeni, deri këto ditë, kur përfaqësues të TAP kishin trokituar në dyert e shtëpive të tyre për tu kërkuar çertifikatën e pronësisë që më pas të bëhej shpronësimi.Dy muaj më parë kur përfaqsues të TAP-it bazuar në dhënat e zyrës së rregjistrimit të pasurive u kanë dërguar njoftime për të proceduar me shpronësimin, por banorët duke mos qenë në dijeni nuk disponojnë as certifikatë pronësie.Sot paradite banorët e fshatit Grecalli protestuan përpara komunës Qëndër në Fier duke kërkuar sqarime nga vendorët“Në 19 shkurt na kanë ardhur nëpër shtëpia punonjësit e TAP. Në realitet ne nuk denim që kishim tokë. Ne na është mohuar kjo tokë që në 1992.” Thonë banorëtZyrtarët vendor thonë se me ndarjen e tokave është marrë ndërmarrja bujqësore, atëherë dhe komuna ka bërë vetëm azhornimin e dokumenteve“Harrilla Mile, kryertari I komunës Qendër: Komisionet e tokave nuk kanë qenë të varur nga pushtetet vendore por nga drejtoritë e NB që kanë kryer këtë proces”.Në rregjistrin kadastral të ZRPP rezultojnë se kanë marrë nga 2 dynyme për frymë rreth 100 familje nga fshati Grecalli. Bëhet fjalë për afërsisht 50 ha tokë djerrë në një fshat fqinj.Në Fier nga projekti TAP preken 5 komuna./Oranews.tv/