Vila e Zogut në Durrës del në ankand, Princ Leka me 519 mijë € borxhe

Për ekspertët vlerat historike dhe arkitekturore të vilës së mbretit Zog në Durrës janë të paçmueshme, ndaj sugjerojnë që institucionet të ndërhyjnë që ta shndërrojnë në një objekt tërheqës për turistët.Indrit Hamiti: Vila është një nga objektet më të rëndësishme të qytetit të Durrësit, edhe pse është në atë gjendje të degraduar. Ka një vlerë sa arkitektonike aq edhe historike, fillimisht ka qenë vilë presidenciale, me pas pallat mbretëror dhe gjatë periudhës së komunizmit ka shërbyer si shtëpi pritje. Shumë personalitet si Hrushovi dhe Çu En Lai kanë fjetur në dhomën mbretërore.Reagimi i arktitektit Indrit Hamiti, vjen pas nxjerrjes në ankda të vilës, si pasojë e një borxhi në një bankë të dytë nga Princi Leka Zogu, me vlerë 519 mijë euro.Teksa përmbarimi ka hapur procedurat e likujdimit te pronës së vendosur si garanci për tërheqjen e shumës se kredisë, për arktitetin Hamiti objekti ka rëndësi madhore arkitekturore e historike.Indrit Hamiti:Çështja e ankandit të vilës unë them të zgjidhet, është një shifër qesharake. Ajo është 6000m2 vetëm truall dhe vetëm vlera historike është e paçmueshme. Por nga ana tjetër uroj shumë që të jetë në fokusin epolitikave lokale. Kryetaret e bashkive ta kenë në listën e premtimeve rikuperimin e vilës.Vila, ndonese e degraduar konsiderohet si nje nder asestet më te rendesishme te qytetit bregdetar.Pavaresisht se kush do te jete pronari i kesaj Vile, per Hamitin e rendesishme mbetet jotjetersimi i godinës.Vila e mbretit Zog ka nisur të ndërtohet në vitin 1925 nga arkitekti i mirenjohur Kristo Sotiri, në stilin Liberti, ndërsa më vonë me ndërhyrjen e një arkitekti italian Vila mori pamjen qe ka sot.Fillimisht ajo shërbeu si vile presidenciale, më pas si pallat mbreteror, ndërsa gjatë periudhës komuniste u përdor si shtepi pritje.Trualli  ku ngrihet vila është afro 6 mijë metra katrore, ndërsa është e vendosur në një ndër pikat më të larta të Durrësit.