Rikonstruktohet Pazari i Vjetër i Krujës, ruhet tradita e artizanit
Në Krujë është inauguruar përfundimi i fazës së parë të projektit restaurues të Pazarit të Vjetër. Ndërkohë, komponenti i dytë i projektit do të fuqizojë sipërmarrjen dhe do të rikthejë vlerën dhe traditën e artizanit. Projekti kap shumën e 1 milion dollarëve në total dhe është financim i Fondit Shqiptaro-Amerikan, Qeverisë dhe Bashkisë së Krujës.Pasi i është nënshtruar rikontruksionit, Pazari i Vjetër i Krujës është kthyer në një magnet për vizitorët.Për Ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, puna për pazarin e Krujës, që ka ruajtur vlerat dhe traditat e qytetit, është shembull bashkëpunimi mes dy pushteteve.Zv.kryeministri Peleshi ka garantuar se në fazën e dytë të projektit të xhevahirit të trashëgimisë sonë kulturore, siç e cilësoi ai Pazarin e Krujës, do të mbështetet sipërmarrja.Projekti për rikonstruksionin e Pazarit të Vjetër të Krujës, kap shumën e 1 milion dollarëve në total dhe është financim i Fondit Shqiptaro-Amerikan, Qeverisë dhe Bashkisë së Krujës.Projekti restaurues i të gjitha dyqaneve në Pazarin e Vjetër të Krujës përfshin çatitë, fasadat, ndriçimin dhe sinjalistikën, punime nëntokësore si dhe përmirësimin e kalldrëmit të një prej vendeve historike, më të veçanta në Shqipëri.