Rama në Abu Dhabi, fton për investime në energjitikë dhe ujësjellësa

Shqipëria është një vend i përshtatshëm për investitorët e huaj falë edhe një modeli të ri ekonomik që qeveria shqiptare po ndjek. Gjatë vizitës në Abu Dhabi, Kryeministri shqiptar ka ftuar investitorët e Emirateve të Bashkuara duke vlerësuar sektorin energjetik dhe atë hidrik si me mjaft prioritet.Shqipëria është vendi i mundësive për investitorët e huaj dhe qeveria po fokusohet në ngritjen e një modeli të ri ekonomik, bazuar mbi rigjallërimin e sektorëve strategjikë.Kështu deklaroi Kryeministri, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin e Investimeve organizuar nga Dhoma e Tregtisë e Abu Dhabit, në bashkëpunim me Ministritë e Ekonomisë dhe Energjisë së Emirateve.Rama para sipërmarësve tha se vendi ynë është i interesuar per të zhvilluar marredhëniet në fusha si energjia, burimet hidrike dhe po ashtu në turizëmRama: "Ne jemi shumë të interesuar për t'i zhvilluar më tej marrëdhëniet në fusha të ndryshme si energjia, burimet hidrike. Për ne është po ashtu me shumë interes eksplorimi i mundësive për bashkëpunim në sektorin e përpunimit të ujit të pijshëm, për të cilin Shqipëria është shumë e pasur dhe me një cilësi shumë të mirë. Po ashtu, ne jemi shumë të interesuar për të tërhequr investime të huaja direkte në turizëm.Në javët në vijim, ne do të kalojmë në parlament, një ligj të ri për investimet e huaja direkte dhe për turizmin, i cili do të lehtësojë së tepërmi futjen e investitorëve të huaj në tregun shqiptar. Mendoj se është gjithashtu një fushë e mirë për t'u zbuluar agrikultura, ku vendi ynë ka potenciale të mëdha dhe ne do të donin shumë të shihnim investitorë potencialë të investonin në këtë fushë."Më herët gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon Emiratet e Bashkuara Arabe, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe nga Ministrat Bushati, Ahmetaj e Tahiri, si dhe disa deputetë të grupit të miqësisë mes dy vendeve u prit nga personalitetet më të larta të vendit.