Rruga e Arbrit, PD ‘jo’ dhënies më konçesion me proçedurë të veçantë
Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar propozimin e qeverisë për dhënien me konçesion të Rrugës së Arbrit me proçedurë të veçantë.Opozita e ka kundërshtuar këtë kërkesë të maxhorancës me arsyetimin se mungon transparenca edhe pse Ministrat sqaruan se gjithçka do të diskutohet në Kuvend.Tiranë- Opozita ka kundërshtuar ashpër kërkesën e qeverisë për të ndjekur një proçedurë të përshpejtuar për të dhënë me konçesion Rrugën e Arbrit.Deputeti, Ridvan Bode, deklaroi se nëse do të ndiqej rruga e tenderimit kostoja për ndërtimin e saj do të ishte shumë e vogël.Bode: “ Mendoj që janë gjëra jo ekonomike, jo transparente dhe që rrisin kostot publike për ndërtimin e kësaj rruge. Qeveria në vend të marrjes me punë të ndërtimit të rrugëve, ka nxjerrë rrugët në Pazar. Rrugët i ka lënë në mes, ka dy vjet nuk po hidhet një lopatë zhavorr”.Ndërkohë që Kreu i Komisionit të Ekonomisë iu kundërpërgjigj se një nismë e tillë është ndërmarrë edhe në qeverisjen e PD-së.Erion Braçe: “Praktika që ndjekim sot është terësisht në përputhje me ligjin për koncesionin.Nëse ju nuk e merrni seriozisht Kryeministrin në detyrë të asaj periudhe kur ju keni qenë Ministër Financash, mua më vjen keq. Me datën 19 korrik të dy keni qenë në detyrë si zoti Sali Berisha, si juve”.Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, deklaroi se vlera e ndërtimit të kësaj rruge është përafërt me atë të rrugës Tiranë-Elbasan dhe se çdo proçedurë do të jetë transparente.Haxhinasto: “ Për këtë segment kjo vlerë që unë ju thashë sot, 28.7 miliard, është vlerë e projektit e përllogaritur nga ARRSH, ndërkohë që kompania kineze ka paraqitur një vlerë rreth 25% më të ulët”.Ndërsa Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka sqaruar se fitimet e kompanisë kineze nuk do të jenë disa-fish.Cani: “Shifrat duhet të jenë të zmadhuara dhe siç jemi ne shqiptarët që i përflasim me dëshirë në fillim..”Komisioni i Ekonomisë miratoi gjithashtu edhe projektligjin për shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të thesarit deri në fund të 2016.