Adoleshentja shokohet kur zbulon një gjarpër të madh në kaloriferin e banjos së saj

Një vajzë adoleshente është tronditur pasi ka zbuluar një gjarpër tepër të madh në banjon e saj, i cili qëndronte mbi kalorifer. Hannah Brierley, 16-vjeçe, mendoi se nëna e saj po bënte ndonjë rreng apo shaka me të.Ajo e shikoi me vëmëndje zvarranikun për disa minuta derisa u largua dhe menjëherë thirri mamanë e saj 40 vjeçare , Karen Marriot që të vinte lart.Marriot u përpoq të telefononte RSCPA në orën 07:00 të mëngjesit, por pasi nuk ishte në gjendje për ta marrë nga paniku telefonoi 999 (policinë).“Hannah ishte e qetë në fillim. Ajo nuk mund të merret dhe me merimangat, por ajo ka menduar se nuk është diçka reale. Ajo po e shikonte për disa minuta derisa ai ka lëvizur. Ajo ka menduar se unë po bëja ndonjë shaka. U ndjeva si një idiote kur telefonova numrin 999, por nuk dija çfarë të bëja. Unë jam e frikësuar sepse nuk e di se si erdhi. Ishte si një film. Nuk e di nëse do të qesh apo do të qaj”- tha e ëma.Craig Wallace, një detektiv në rajonin e policisë Rochdale mori përsipër të kontrollojë dhomën edhe pse kjo nuk ishte një çështje që i takon policisë,  ai  i ofroi ndihmë pasi kishte përvojë në mbajtjen e gjarpërinjve.Craig Wallace përdori një këllëf jastëku për të vendosur gjarprin e bardhë  dhe e mori atë në stacionin e policisë përpara se ta dorëzonte në organizatën RSPCA.“Unë i mbaj gjarpërinjtë , kështu që unë di shumë rreth tyre. Ky ishte një gjarpër pishe veriore. Ata mund të të pickojnë , por nuk janë helmues”- tha oficeri.2 3 4