Vitrinat e dyqaneve në Shangai, ekzpozita për arkitektët britanikë

Nëse vizitoni Shangain gjatë këtij muaji, do të vini re se vitrinat e dyqaneve janë disi ndyshe. Dritaret e tye janë shndërruar në ekspozita dizenjuese për disa arkitektë britanikë.Ky instalim që po shikoni është vendosur në fasadën e një restoranti në Xintiandi dhe ka tërhequr shumë vëmendjen e turistëve. Shiritat plastikë ngajnë me një ujëvarë dhe lehtësisht tërheqin vëmëndjen e personave që kalojnë në zonë."Dizajni duket shumë i freskët dhe më bën të ulem këtu, më jep një ndjenjë rehatie”, thotë Li Li Shayue, një klient i restorantit."Jemi përpjekur të sjellim një energji të ngjashme me atë të fasadës në ndërtesë. Me pak fjalë edhe fasada duhet të përshtatet me llojin e restorantit, i cili është shumë popullor dhe i frekuentuar nga njerëz të ndryshëm”, thotë dizenjuesi Christopher Taylor.Kjo vepër arti është mes nëntë të tillave të realizuara në dyqanet e Xintiandit dhe kjo është hera e tretë që mbahet ky event interesant."Këto dizenjo në vitirinat e dyqaneve janë të veçanta dhe tërheqin syrin e njeriut. Nëse do të ishin më shumë dyqane të zbukuruar në këtë mënyrë, edhe të bërit Pazar do të ishte më interesant”, thotë Zhang Yanwei, një kliente."Blerësit tani kanë kërkesa më të larta kur bëjnë shoping, kështu që shitësit duhet të mendojnë më shumë për ti tërhequr ata nëpërmjet vitrinave”, thotë menaxherja e përgjithshme e Xintiandit, Liu Mengjie.