Shijin famën për 6 ditë
Ka zgjatur vetëm gjashtë ditë rekordi i Gertrude Weaver, si personi më i vjetër në botë, pasi 116-vjeçarja nga Arkansasi ka ndërruar jetë të hënën në një azil për të moshuarit.Ajo i kaloi ditët e fundit e lumtur duke lexuar gazetat që flisnin për rekordin e saj, si dhe intervistën e fundit që dha, në të cilën pranoi se çelësi i jetëgjatësisë ishte mirësjellja ndaj tjetrit.Sipas Grupit të Kërkimeve Biomjeksore, Gertrude Xhertrud lindi në 4 korrik 1898 dhe ishte mes katër personave të mbetur gjallë që kishin lindur para vitit 1900.Gjatë gjithë jetës, Gertrude ka punuar si guvernante në shtetin e Arkansasit. Ajo u bë personi më i vjetër në botë më 1 prill, kur japonezja Misao Okava u nda nga jeta në moshën 117-vjeçare.Ajo i lë kështu vendin e njeriut më të vjetër në botë një tjetër gruaje, Xheralin Tellit, e lindur në 23 maj 1899, e cila do të mbushë 116 vjeç muajin e ardhshëm.Telli, e cila jeton në periferi të Detroitit dhe deri në moshën 104-vjeçare ka luajtur boulling, beson se jetëgjatësia e saj është shpërblim për besimin te Zoti.