Cassandra Naud, kur dëshira për të kërcyer është më e fortë se çdo paragjykim

Ballerina kanadeze ka lindur me një nishan të dukshëm poshtë syrit. Por, pavarësisht këshillave, ajo ka refuzuar të operohet. “Kjo më bën unike dhe të paharrueshme”, ka thënë ajo.Kthejeni atë që shumica e njerëzve e konsiderojnë një defekt fizik në një tipar unik të veçantë. Këtë bëri edhe balerina bukuroshe kanadeze Cassandra Naud e cila ka lindur me nishanin e dukshëm poshtë syrit. Ajo i refuzoi të gjitha këshillat për të patur një ndërhyrje kirurgjikale, vajza vendosi ta mbajë atë dhe madje ta kthejë në forcë. “ Me atë, thotë, jam unike dhe e paharrueshme”.