William dhe Kate presin fëmijën e dytë këtë muaj
Në prill të vitit 2011, pas gati një dekade lidhje dashurie, Kate Middleton dhe Princi William u martuan, duke u bërë kështu Duka dhe Dukesha e Kembrixh.Më shumë se një milion njerëz mbushën rrugët e Londrës dhe mbi 2 miliard të tjerë ndoqën live ceremoninë madhështore të martesës, e cila i dha zyrtarisht frymë monarke jetës së çiftit.Në dhjetor të 2012, Buckingham Palace njoftoi se William dhe Kate prisnin fëmijën e tyre të parë. Familja mbretërore u detyrua të jepte informacion më herët, pasi Kate u shtrua në spital si pasojë e komplikacioneve shëndetësore.Media nga e gjithë bota ngritën kampet e tyre jashtë spitalit Shën Maria në qendër të Londrës, duke pritur për javë me radhë derisa Kate lindi më 22 korrik të vitit 2013 fëmijën e parë të çiftit, tashmë i treti në linjë për fronin britanik.Më 23 korrik, Kate doli para mediave dhe i dha në krahë djalin princit William. Ky ishte momenti ku turma u ekzaltua tej mase.Më 23 tetor, Princi George, i cili ka marrë emrin e babait të Mbretëreshës u pagëzua në një ceremoni private brenda pallatit mbretëror.Princi sapolindur e filloi turneun e tij të parë zyrtar në prill, ku sëbashku me prindërit të tij nisi një turne trejavor në Zelandën e Re dhe Australi. Turneu përfshinte një vizitë në kopshtin zoologjik Taronga në Sydney dhe hapjen zyrtare të një ekspozite të quajtur “Princ George”, në nder të vizitorëve të rinj.Por në muajin dhjetor, kur William dhe Kate kaluan tri ditë në Nju Jork dhe Uashington, princi George mbeti në shtëpi. William vizitoi Shtëpinë e Bardhë dhe u takua me Presidentin Barack Obama, kurse Kate vizitoi fëmijët e Qendrës për Zhvillimin tyre Harlem.Ajo gjithashtu përgatiti dhuratat e Krishlindjeve sëbashku me vullnetarëtë tjerë për fëmijët më të varfër të Nju Jorkut.Duka dhe Dukesha gjithashtu morën pjesë në një lojë basketbolli, ndërkohë që para ndeshjes William dhe Kate u takuan me basketbollistët më të njohur të NBA.Në shtator të 2014, zyra e William njoftoi se çifti pret fëmijën e dytë. Edhe me fëmjën e dytë, Kate pësoi të njëjtat komplikacione dhe sërish infromacionet mbi shtatzëninë e saj dolën herët si pasojë e gjendjes së saj shëndetësore.Foshnja që pritet të lindë në fund të këtij muaji, do të jetë i katërti në linjë për fronin.