Kazanova kinez del zbuluar pasi 17 të dashurat i shkojnë ta shohin në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2015, 09:53
Një burrë kinez i cili ishte shtruar në spital për shkak të një aksidenti me makinë, është shokuar kur është gjetur përballë 17 të dashurave të tij të cilat të shqetësuara kishin ardhur për ta parë. Yuan nga Changsha, ishte përfshirë në një aksident më 24 mars, dhe prej asaj dite vazhdon të jetë në spital.Për 9 vite asnjëra prej të dashurave nuk e dinte që Yuan frekuentonte një femër tjetër, madje njëra kishte një djalë me të.Gratë zbuluan sekretin pasi doktorët kishin kontaktur me ta për ti informuar se i dashuri i tyre ishte plagosur në aksident./Oranews.tv/