"American Pie"shitet per 1.2 milion dollarë
Dorëshkrimi origjinal i "American Pie", një nga këngët ikonë të shekullit të XX, i kantautorit Don McLean's, është shitur 1.2 milion dollarë, afërsisht sa parashikimi prej 1.5 milionësh i shtëpisë së ankandeve Kristi.“American Pie” nuk ka arritur të thyejë rekordin e vitit të kaLuar të këngës “Like A Rolling Stone” e Bob Dylan, e cila u shit për 2 milion dollarë, por iu afrua së tepërmi asaj të John Lenon “A Day in the Life".Tom Lecky, kreu i Departamentit të librave dhe dorëshkrimeve në Kristi, tha se çmimi ishte një homazh për një nga këngëtarët më të famshëm të gjeneratës së tij."Rezultati është një testament i kreativitetit gjenial të Don McLean's dhe i këngës gjithashtu që ka aftësinë të frymëzojë edhe sot edhe kësaj dite”, thotë ai.Dokumenti 16-faqesh, i shkruar me dorë nga McLean, përfshin shënime dhe korrigjime të këngës që u bë hit që kur u publikua për herë të parë në vitin 1971 dhe është interpretuar më pas disa herë, përfshi edhe nga ikona e pop-it, Madona.Këngëtari 69-vjeçar sot është ndër më të famshmit e brezit të tij. Ai deklaroi se vendosi ta shesë dorëshkrimin pa asnjë shkas dhe gjithashtu rrëfeu se kënga tetë minutëshe është një apologji për kolegun e tij Badi Holli, të vdekur gjatë një aksidenti ajror bashkë me Riçi Valens në vitin 1959.E shkruar në Nju Jork dhe Filadelfia, gjashtë vargjet kryesore të këngës pasqyrojnë trazirat sociale në jetën amerikane në vitet 60-70.