Femra që “luftonte” për Putinin nga interneti

Dy muaj të tërë, Ljudmila Savtçuk, 34 vjeç, u punësua nga Kremlini dhe presidenti rus, Vladimir Putin, si aktiviste kibernetike.Ajo angazhohej në blogje, në faqe gazetash, dhoma bisedimesh online, grupe lajmesh, etj.Çdo ditë bënte mbi 100 komente të ndryshme, herë si shtëpiake, herë si studentë dhe ndonjëherë si sportiste. Për këtë merrte deri në 800 euro në muaj.“Për dy muaj, puna ime ishte që të shkruanim sa më shumë në internet pro Putinit. Duhej të lavdëronim politikat e tij dhe të sulmonim kundërshtarët,” thotë nëna e dy fëmijëve, që jeton në Shën Petersburg.