Filmi "The Longest Ride" shkakton protesta
"The Longest Ride", filmi i bazuar në librin e Nicholas Sparks, me interpretim të djalit të Clint Eastwood, Scott Eastwood, pati premierën e tij të hënën, por jo të gjithë kanë festuar.Filmi ka në qendër të tij një romancë të zhvilluar në mesin e një Rodeo, por pikërisht kjo ka acaruar mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, të cilët kanë protestuar kundër glorifikimit të garës me dema, duke e quajtur një sport mizor për kafshët që marrin pjesë."Duke qenë për një kohë të gjatë më ta, nuk është një justifikim për mizori dhe këta dema nuk bëjnë atë që bëjnë natyralisht, ata nxiten në mënyra nga më të ndryshmet, siç edhe e pamë në film. Demat nxiten me fuqi elektike ose me litarë të vendosur në pjesët intime të tyre, gjë e cila u shkakton shumë dhimbje.Kjo nuk është e drejtë, nuk është një ngjarje e cila duhet ti demostrohet publikut dhe padyshim nuk mund të romantizohet në një film hollivudian" thotë Liam Conim, zëdhënës i organizatës për trajtimin etik të kafshëve.Filmi është i bazuar në romanin bestseller të vitit 2013 me të njëjtin titull nga Nicholas Sparks, autor i njohur botërisht për tregime romantike fiction si "Notebook", "I dashur John" etj.Protagonist kryesor i filmit është Scott Eastwood, i cili dashurohet më një vajzë e cila ishte në fillimin e një karrire hollivudiane.Në film interpretojnë gjithashtu Britt Robertson, Alan Alda dhe Oona Chaplin, mbesa e Charlie Chaplin.