Vazoja Guan shitet për 14.6 milion dollarë

Një vazo Guan, krijuar për gjykatën perandorake në vitet 1127-1279 në Hangzhou në jug të Kinës, është shitur për 14.6 milion dollarë në akandin Sotheby në Hong Kong.Vazoja tejkaloi të gjitha parashikimet dhe vlerësimet e amerikaneve, të cilët prisnin ta shisnin deri në 7.7 milion dollarë.Objekti i lashtë është blerë nga koleksionisti i famshëm kinez, njëkohësisht themelues i Muzeumit Long në Shangai, Liu Yiqian.Ky i fundit fitoi jo pa mund, pasi ofertat ishin të shumta dhe marramendese. Zëvendëskryetari i Sothby në Azi, Nicholas Choë jep me detaje vlerat e vazos dhe ecurinë e ankandit."Është bërë një luftë shumë e madhe për këtë objekt. Ishin rreth tetë persona me oferta të majme dhe fitoi ajo e Liu Yiqian, i cili është mbase një nga më të fuqishmit e tregut të artit në Kinë.Vazoja do të riatdhesohet në Kinë pas më shumë se një shekull, kështu që është e mrekullueshme, është një histori e bukur.Gjithashtu vazoja do të vendoset në Muzeun Long, i cili është mbase i pari Muze privat në Kinë në këtë moment”, thotë Chow, duke shtuar se forma dhe ngjyrat e vazos refletojnë joshjen e dinastisë Song.Vazoja është blerë fillimsiht nga akandi Sothby i Londrës në korrik të vitit 1975 nga koleksionisti John Henry Levy, dhe është ruajtur me kujdes për dyzet vitet e fundit në një koleksion japonez dhe në 2012 e shënua edhe rekordi me 27 milion dollarë.Shitja e fundit ishte gjithashtu e suksesshme, por rikthimi në vendin e origjinës, e bën edhe me interesant ankandin.8 78