Horror në kopshtin zoologjik, antilopa e ngordh në vend xhirafën
Horror në një kopsht zoologjik në Norvegji, 200 km në jug të Oslos.Një histori e ngjashme me atë të kalit dhe demit në koshtin zoologjik në Tiranë është shënuar në Norvegji, por kësaj herë protagonistë kanë qenë një xhirafë dhe antilopë.Kjo e fundit ka shfrytëzuar një moment që xhirafa kishte futur kokën në gardhin rrethues të kopshtit, për ta sulmuar dhe futur brinjët në pjesën e barkut.E gjithë skena është shënuar në sy të dhjetëra fëmijëve vizitorë të hënën e Pashkëve.Punonjësit e Kopshtit Zoologjik janë lëshuar menjëherë për të marrë në kontroll situatën, por ka qenë e pamundur për të shpëtuar xhirafën, e cila ngordhi pas plagëve të marra nga Eland, antilopa e dytë më e madhe në botë.Një burrë që ishte sëbashku me familjen e tij gjatë skenës së horrorit dhe fotografoi të gjithë ngjarjen tregon se vajza e tij 23-vjeçare ishte traumatizuar nga frika."Ajo ishte shumë e traumatizuar. Njerëzit ishin duke qarë kudo "tregon ai.
