Idetë e shfrenuara të Isagus Extroversion, pjesë e modës edhe në Kosovë
Brendi më i mirë në Botë për veshje ekstreme, Isagus Extroversion është bërë pjesë e modës në Kosovë.Listës së pjesëmarrësve në Javën e Modës në Kosovë i është shtuar edhe Isagus Extroversions, një brend që ka marrë pjesë në shumë javë të modës në aspektin ndërkombëtarë, derisa është vlerësuar si njëra prej dizajnerëve më interesante për veshjet ekstreme Isagus Extroversion, një brend nga Gjeneva.E veçanta e këtyre kreacioneve është se të gjitha janë punime ekstreme me ide të shfrenuara të kreatores e cila frymëzohet nga gjërat ekstreme për t’i bërë këto veshje.Isagus Extroversions pas pjesëmarrjes në shumë evente në mbarë botën tashmë pritet që të prezantohet edhe në këtë sfilatë me 21 veshje të punuar në kuadër të Kosova International Fashion Week 2015...Kosova International Fashion Week 2015 vjen para adhuruesve të modës me datën 25 dhe 26 prill dhe do të organizohet në Swiss Diamond Hotel, nën organizimin e Agjencionit më të madh shqiptar Gecjan Fashion Group dhe RTV 21.Po ashtu këtë vit pjesë e javës së modës do të jenë dizajnera dhe modelë nga e gjithë bota.Në këtë sfilatë pritet që të marrin pjesë edhe emra të tjerë të botës së modës që do të jenë pjesë e ngjarjes më të madhe të modës në rajon.