Natalia Osipova, primabalerina ruse që mahnit Londrën
Rusja,Natalia Osipova, balerinë e parë për dy sezone radhazi në Royal Ballet në Londër, vijon të mahnisë audiencën.Performaca e saj në "Giselle" në 2014 u vlerësua shumë nga kritika, gjë e cila u pasua me role të tjera kryesore në shfaqje të rëndësishmë nga kritikët e National Dance.Por raporti i saj me audiencën britanike i ka fillesat 10 vjet më parë, kur ajo mbërriti në Londër si një balerinë 18-vjeçare me trupën e teatrit të baletit Bolshoi.Në një intervistë për Reuters, Osipova foli për interpretimin e saj në veprën e “Don Kishotit” në skenën e Royal Opera House, një prodhim i teatrit Bolshoi, për të cilin thotë se ishte pikërisht kjo shfaqje që publiku britanik u njoh me talentin e saj."Ata erdhën për të më dashur, ishte një produksion i bukur ai i “Don Kishotit”dhe ishte pikërisht kjo shfaqje që i dha hov karrierës time. Pati shumë reagime pozitive, komentet e kritikës ndikuan së tepërmi dhe u vunë re në të gjithë botën.Mund të them se ky balet shënon edhe fillimin e karrierës time, sepse pas kësaj perfomance publiku me vlerësoi dhe me dashuroi. Që atëherë, sa herë që interpretoj në Londër, përpiqem t’iu provoj atyre se unë e meritoj dashurinë e tyre dhe kështu edhe performaca ime bëhet edhe më e bukur dhe më interesante”, kujton Natalia Osipova, teksa flet në dhonën e saj të vogël në Royal Opera House.Kohët e fundit ajo ka debutuar në rolin e Tatianas në veprën "Onegin" me koreografi të John Cranko. Kritikët e kanë duartrokitur njëzëri balerinën, duke vlerësuar "inteligjencën dramatike" të Osipova-së, intensitetin e saj në skenë dhe aftësinë për ta sjellë rolin në mënyrë tejet të natyrshme.
Kurse për vetë Osipovan, këto role dramatike janë shumë më tepër se veprime në skenë."Unë jetoj me rolet që interpretoj në skenë. Nuk mund vetëm ti interpretoj ato. I them gjithmonë nënës time se mbase jam një aktore e dobët. Nesë nuk jetoj me rolin, performaca në skenë do të jetë aspak e natyrshme dhe sigurisht kjo është diçka të cilën unë nuk e dua”, thotë ajo.Interpretimi i parë i Osipovas në Rojal Ballet ka qenë në 2012, si një artiste e ftuar në produksionin "Swan Lake".Ajo u bë balerinë e parë në shtëpinë e baletit londinez në 2013. Një nga arsyet që e çuan drejt bashkimit me kompaninë britanike, ishte edhe repertori i pasur dhe i ndryshëm i Roial Ballet.Osipova shprehet se ka punuar shumë fort për të zhvilluar dhe përmirësuar teknikën dhe pikërisht për këtë, asaj i pëlqen të rrezikojë gjatë kërcimit."Po është e vërtetë që marr përsiper gjera të vështira dhe të komplikuara në kërcim. Por unë jam e sigurtë në këtë moment dhe nesë në skenë kam dyshime minimale, unë nuk arrij do të bëj përformancën time.Kam pasur shumë momente në fillimet e mia të mbushura me dyshime dhe pasiguri, ku thoja se nuk mund ta bëj këtë apo të bëj atë dhe kjo ishte një luftë e brendshme e imja e vazhdueshme. Kurse tani shkoj në skenë e sigurtë, që di të bëj mirë atë që kam marrë përsipër të bëj”, thotë ajo.Pas këtij suksesi pyesim cilat janë projektet e ardhshme të primabalerinës."Në 10 vitet e fundit kam interpretuar role të ndryshëm. Tashmë dua të fokusohem në gjerat për të cilat kam një talent specifik, që janë rolet psikologjik e dramatik, ose kërcimi bashkëkohor për të cilin besoj se kam aftësi të mira.Në këto momente kam shumë kërkesa nga koreografë të ndryshëm, dhe unë dua ti provoj të gjitha këto eksperienca dhe më pas do të nis të tërhiqem gradualisht nga baleti klasik”, përfundon Osipova.