Rihanna nuk gjen paqe, tashmë e akuzojnë për plagjiaturë

Rihanna nuk gjen paqe. Pas thashethemeve për një lidhje të pretenduar me Leonardo Di Caprio-n tashmë ajo akuzohet për plagjiaturë. Sipas fansave të këngëtares Just Brittany, kënga e re e RiRit, “Bitch better have my money”, është shumë e ngjashme me këngën “Betta have my money” e artistes pak të njohur.Asnjëra prej dy këngëtareve nuk ka dashur që ta komentojë çështjen në fjalë. Ata që nisën sulmet kundër Rihannës ishin fansat e Just Brittany, të cilët duke dëgjuar hitin e ri të yllit të popit të Karaibeve, vunë re shumë ngjashmëri në tekst dhe muzikë në këngë e publikuar mbi një vit më parë nga heroina e tyre. Për më tepër dyshimi i imitimit të këngës hit shihet edhe tek titujt, të cilët janë shumë të ngjashëm.Gjithashut “Betta have my money” është edhe titulli i një kënge të publikuar rreth tre vjet më parë të realizuar nga reperi Tyga. Rihanna e këndoi “Bitch better have my money” për herë të parë në publik më 29 mars, kur ajo ishte duke bërë në një shfaqje spektakolare me një helikopter në skenën e iHeartRadio Music Awards.111