Takat "vrasëse" të Kate edhe në muajin e tetë të shtatzanisë

Dukesha e Kembrixh është një nga gratë më të fotografuara në botë dhe sytë thuajse gjithmonë janë të fokusuar mbi veshjen e saj.Pavarësisht se tetë muajshe shtatzënë, ajo nuk ka cënuar për asnjë moment stilin e saj të veshjes.Princi William dhe bashkëshortja e tij presin fëmijën e dytë këtë muaj, por duket se Kate ka qenë mjaft e guximshme gjatë shtatzanisë me veshjet e amësisë dhe këpucët me takat e larta githashtu.Në tetor të vitit të kaluar, Kate kishte veshur një fustan ngjyrë të kaltër, më të çarë domethënëse anash. Në një tjetër rast, më me shumë guxim, Kate kishte veshur një fustan të zi me pjesë të theksuara transparente."Ajo është një figurë e tillë që mund ti lejojë vetes të shfaqë këmbët e saj. Por gjithashtu unë mendoj se Kate është një grua e re e kohës së saj dhe tashmë nuk është në modë që gratë shtatzëna të veshin fustane të gjera apo bluza voluminoze, përkundrazi tani gratë e shfaqin barkun e tyre dhe madje ndihen shumë tërheqëse gjatë kohës së shtatzanisë”, deklaron Emily Zak, kryeredaktore e rezistës “Porter”.Të njëtin mendim ka në përgjithësi kritika e modës, për stilin e mëmësisë së Kate, elegant, joshës dhe mbi të gjitha që nuk përpiqet të fshehë periudhën e saj të shtatzanisë.Por Kate është e njohur edhe për riciklimet e veshjeve të saj, duke përdorur pallto apo fustane të ndryshme të cilat i vesh në evente koshiente për përsëritjen e saj.121311