Eliza Dushku, agjentja seksi në serialin amerikan “Banshee”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2015, 10:28
Aktorja e mirënjohur me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, do të jetë pjesë e dramës televizive amerikane “Banshee”.Ylli i “Wrong Turn” do të luajë rolin e një agjenteje të FBI-së, raporton “Deadline”.Aktorja raportohet se i bashkohet serialit si “agjente seksi” me emrin Veronica Dawson.“Banshee”, që në fokus ka një grabitës që vjedh identitetin e sherifit të Banshees, Pensilvani, së shpejti pritet të nisë me sezonin e katërt.Dushku gjithashtu ka qenë pjesë e serive televizive “Dollhouse” dhe “Tru Calling”.
