SHBA, i riu vdes nga droga, ja si prindërit e tij vendosin të ndërgjegjësojnë të rinjtë

Pas vdekjes së një të riu në SHBA për shkak të overdozës, familja ka vendosur të shpërndajë fotot e tij në spital. Qëllimi i prindërve të viktimës ishte një përpjekje për të ndërgjegjësuar të gjithë të rinjtë në mënyrë që të mos marrin drogë.Brayden Travis, 18 vjeç nuk mori shërbim mjekësor për më shumë se 7 orë, pasi kishte marrë drogë në shtëpinë e një miku të tij. Mushkëritë dhe veshkat e tij nuk funksiononin dhe për më tepër ai pësoi goditje të rënda në pjesën e trurit.Mjekët paralajmëruan se ai do të mbetet në një gjendje vegjetative. Nëna e të riut, Kelly Smith-Miller,  pasi shpërndau në Facebook fotografitë e të birit në spital, i cili ishte pa ndjenja shkruajti një apel që të rinjtë ta braktisin drogën.“Nëse historia e tim biri dhe fotot mund të shpëtojnë një jetë, apo të kontribuojnë në edukimin dhe ndërgjegjësimin e abuzuesve të drogës, atëherë ai dhe unë jemi shumë të lumtur ! Unë mund t’ju them se ai u përpoq për të luftuar këtë varësi, por nuk e fitoi betejën ! Ai nuk do të donte që dikush tjetër të kishte të njëjtin fat si ai”, shkroi nëna e të riut në Facebook.231