Ja si e feston Obama në Shtëpinë e Bardhë festën e Pashkëve

Shtëpia e Bardhë ka festuar për të 137  vit festën e rrotullimit të vezëve të pashkëve, e quajtur ndryshe egroll. Kurse për presidentitn barak obama ky është viti i shtatë që prêt publikun në ceremoninë tradicionale amerikane të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë dhe që daton që prej vitit 1878.Në festë ishin ftuar 35 mijë persona, teksa presidenti dhe bashkëshortja e tij Mishele Obama i mirëpritën në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë të shoqëruar nga lepurushi i pashkëve."Përshëndetje të gjithëve. Gëzuar pashkët. Jemi të bekuar që kemi një ditë kaq të bukur dhe kaq shumë miq në oborrin tonë, tha Obama në fjalën e shkurtët të tij të mirëserdhjes për të gjithë miqtë.Kurse zonja e parë Mishele, u kujdes për nismën e saj të aktivitetit fizik, të titulluar "Let's Move."