Aerodrums, bateria e padukshme që lejon bateristin të performojë kudo
Ne të gjithë kemi parë dikë teksa luan kitaren ajrore. Por kjo bateri e padukshme është sigurisht e para e llojit të saj.E quajtur Aerodrums, ajo përdor teknologjinë e gjurmimit të lëvizjeve në kohë reale, e ngjashme me atë të përdorur për efektet speciale në filma, për të përkthyer saktësisht lëvizjet e bateristit në tinguj.Pajisja ka shenjues retro reflektues në këmbët e bateristit dhe shkopinjtë e baterisë janë të ndricuar nga drita të forta, gjithashtu me një gjurmim të lëvizjeve nga një kamer me shpejtësi të lartë për të kapur lëvizjet.Bateristi duhet të ulet rreth një metër larg kamerës, duke luajtur baterinë e cila vizualizohet në një monitor kompjuteri.Edhe vetë një baterist që nga mosha 9 vjecare, bashkë shpikësi Richard Lee thotë se eksperienca është shumë realiste.'Është shumë e ndjeshme ndaj shpejtësisë, kështu që nëse ju godisni qetësisht ju merrni tinguj shumë të ulët, nëse godisni fort, ju do të dëgjoni tinguj të lartë. Është shumë reaguese. U desh shumë kërkim për të arritur këtë nivel reagimi, sepse është pikërisht ky element që thyen iluzionin e baterisë ajrore.Nëse ka ndonjë reagim të vonuar sadopak, ateherë bateristët mund ta perceptojnë dhe nuk do të japë ndjesinë e duhur.'Prodhuesit kishin luajtur me idenë e dorezave për baterinë ajrore për të luajtur tamburet dhe madje edhe ta kombinonin me një pale kufje virtuale. Por bashkë shpikësi Yann Morvan i laboratorit Vision dhe Visualization në Kolegjin Trinity në Dublin, thotë se prioriteti i tyre ishte për të bërë Aerodrums një alternativë të sigurtë për bateristët.'Ne nuk donim që Aerodrums të ishin një trill. Ne donim që ato të ishin një instrument i saktë muzikor, i cili prezanton baterinë në ajër si një mënyrë legjitime për t'i rënë baterisë', thotë ai.Ndryshe nga një bateri tradicionale, Aerodrums është mjaftueshëm e vogël për ta mbajtur në një cantë dhe totalisht pa tinguj kur përdoret me kufje. Kështu që teksabateristët tradicionale mund të duhet të binden për disa kohë, për këtë pajisje, Aerodrums mund të jetë pajisja e duhur për ata që nuk kanë mjaftueshëm hapësirë, ose ata që nuk duan të shqetësojnë fqinjët e tyre./oranews.tv/