Princi Herri në Australi, i bashkohet flotës ajrore
Princi Herri mbërriti në Australi të hënën e 6 prillit për të nisur atashimin katërmujor me ushtrinë australiane, në misionin e fundit para se të tërhiqet nga shërbimi ushtarak pas dhjetë vitesh karrierë.Pasi mbërriti në Sidnei me avionin civil, ku u prit nga Guvernatori Sër Piter Kosgrov dhe Shefi i Forcave Ajrore, Mark Binskin, princi 30-vjeçar, i katërti në radhë për fronin e Anglisë, vizitoi Memorialin Australian të Luftës.Princi mësohet t'i ketë dorëzuar Binskinit një letër nga vetë Mbretëresha, në të cilën theksohen lidhjet e ngushta mes dy vendeve dhe i falenderoi për mikpritjen ndaj nipit të saj.Gjatë qendrimit në Australi, Herri do të marrë pjesë në patrullime rutinë, dhe demostrime ushtarake të ndryshme me ushtrinë e rregullt dhe forcat speciale.Ky do të jetë aktiviteti i fundit i tij në forcat e armatosura, pasi në qershor tërhiqet përfundimisht pas dhjetë vitesh karrierë, ku ka marrë pjesë në një mision ushtarak në Afganistan, i pari nga familja mbretërore që merrte pjesë në luftë që kur xhaxhai i tij, Princi Endrju, shërbeu si pilot helikopteri në luftën e Ishuvje Falkland./Oranews.tv/