Elbasan, AMC nuk mori lejen e vendorëve për vendosjen e antenave celulare

Kompania AMC ka anashkaluar autoritetet vendore të Elbasanit, per të marrë lejen zhvillimore për vendosjen e antenave celulare.Denoncimi është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i zhvillimit të territorit në Bashkinë e Elbasanit Bujar Kapaj, që shton se kompania celulare ka ndeshur në rezistencë, ndaj ka shpërfillur organet vendore.Sipas Kapajt, kompania celulare AMC duhet të merrte edhe leje mjedisore në Këshill bashkiak, ndërkohë që edhe antenat i ka vënë në zonat e banuara.Ndërkohë probleme janë konstatuar edhe me mospagesat për tabelat reklamuese, ku në këtë rast, u është ndërprerë kontrata nga autoritetet vendore.Në Elbasan antenat e kompanisë celulare i gjen thuajse në çdo pallat 12 katësh.