Berisha publikon sms e Franit: Gjyqtari i Frrokut zbatoi porosinë e Ramës e Metës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2015, 01:16
Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një mesazh të dërguar nga një qytetar, ku shkruhet se kryetari i trupit gjykues i cili më 3 prill 2015 vendosi të shpallë të pafajshëm Arben Frrokun për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, zbatoi porosinë e dyshes Rama-Meta.Mesazhi i ardhur nga Frani tregon se i janë futur në vende të rëndësishme pune 8 njerëz të afërm të gjyqtarit Dritan Halluni.Halluni është kryetari i trupit gjykues të përbërë edhe nga Klodian Kurushi, Fran Prendi, Ardit Mustafaj, Liliana Baku të cilët gjykuan dosjen Frroku.Nje mesazh nga Frani qe duhet lexuar!!
Te dashur miq, une po e vendos si status me mirenjohje te thelle mesazhin e Franit, njerit prej nesh qe me shkruan per lidhjet me Ramen dhe Meten te kryetarit te trupit gjykues qe shpalli te pafajshem Arben Frrokun duke hedhur poshte deshmine e atij qe pa me sy dhe njohu vrasesin ne vendin e ngjarjes dhe makinen me te cilen u krye vrasja si dhe targen e saj! Mesazhi juaj u deshmon shqiptareve se gjykatesi troc Halluni zbatoi vetem porosine e Rames dhe Metes, qe vrane per se dyti komisarin Lamaj. Frani ne mesazh shkruan: