Tsipras në Moskë, Putin: Greqia s'ka kërkuar ndihmë

Kryeministri grek Alexis Tsipras nuk ka kërkuar ndihmë financiare në bisedimet e Moskës, por Rusia mund të ofrojnë kredi për projekte të mëdha të përbashkëta në të ardhmen. Kështu ka deklaruar presidenti Vladimir Putin gjatë konferencës për shtyp pas takimit me kryemisnitrin e Greqisë Aleksis Tsipras, duke treguar edhe projektet në të cilat dy vendet do të bashkëpunojnë."Pala greke nuk na ka kërkuar ndihmë. Ne diskutuam bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë mundësinë e zhvillimit të projekteve të mëdha të energjisë. Nëse qeveria greke do të kryejë proceset e privatizimit në ekonominë e saj, ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në tendera. Shpresojmë që kompanitë ruse të mos diskriminohen në raport me kompanitë e tjera në rast se do ët ndodhë një gjë e tillë."Putin foli gjithashtu edhe për projktin e gazsjellësit  Turkish Stream, për të transportuar gazin natyror në Evropë nëpërmjet Turqisë, por shtoi se çdo vendim për pjesëmarrjen greke do të varet nga Athina .Sa i përket sankisoneve të vendosura nga Bashkimi Europian kundrejt Rusisë, Putin tha se Greqia ka qenë e detyruat t'i respektojë, por lideri i Kremlinit qetësoi europianët, duke u shprehur se nuk ka për qëllim të blejë Greqinë dhe tu jepen fund spekulimeve se Moska po përpiqet të minojë unitetin e Bashkimit Europian .