Punimet për qendrën, Bashkia e Lezhës "varros" zbulimet arkeologjike
Betonizimi i Lezhës, në kuadër edhe të punimeve për qendrën dhe fasada e qytetit, ka sjellë njëkohësisht dëmtimin e zbulimeve arkelogjike. Për anëtarët e forumit për mbrojtjen e trashëgimisë, Lezha një qytet me histori mijëra vjeçare, me punimet infrastrukturore bashkia po varros historinë dhe trashëgiminë e saj.Punimet për qendrën e kanë kthyer Lezhën qytetin me histori mijëra vjeçare, në një varrezë masive për arkeologjine dhe kulturen e kësaj zone.Betonizimi i këtyre vlerave prej Bashkisë së Lezhës, janë cilësuar një krim nga mbrojtësit e trashëgimisë kulturore.Ata i janë referuar punimeve infrastrukturore për qendrën të Bashkisë së drejtuar prej dy mandatesh nga Viktor Tushe, gërmimet për të cilën nxorën në sipërfaqe, zbulime të reja arkeologjike si muri i shekullit te 6 para erës sonë dhe ura e shekullit të 4 p.e.s, të cilat betonizimi rrezikon t’i varrosë përgjithnjë.Kreu i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Kombëtare, i kërkon Tushes që paratë e hedhura për sheshin t'i investojë në objekte më urgjente, siç është ruajtja e trashëgimisë kulturore.Ndërkohë Ministria e Kulturës ka reaguar për zbulimet e dala gjatë punimeve për kanalizimet e ujësjellësit të Lezhës, duke urdhëruar bashkinë devijimin e këtyre punimeve me qëllim mbrojtjen e zbulimeve arkeologjike të dala në këtë segment rrugor.