Londër, vidhet dyqani i depozitave, grabitësit marrin miliona stërlina
Kanë përfituar nga fundjava e Pashkëve për të zhvatur bizhuteri me vlerën e disa miliona stërlinave, mes tyre edhe një diamante të rrallë me vlerë 500 000 stërlina, në një nga lagjet më të famshme të Londrës, "Hatton Garden".Si një skenar filmash Hollivudi, hajdutët kanë arritur të çaktivizojnë sistemin supermodern të alarmit dhe mendohet të kenë hapur pa u shqetësuar mbi 300 kuti depozitash në një prej dyqaneve më të famshëm të bizhuterive.Incidenti është zbuluar vetëm të martën në mëngjes, kur stafi i dyqanit është rikthyer në punë pas pushimeve të zgjatura për shkak të festës së Pashkëve. Megjithatë, autoritetet nuk kanë zbuluar ende se në cilën ditë ka ndodhur vjedhja."Duket si një film. Nuk mund ta besoj! Dikush nga oficerët e sigurisë tha se kishin shkuar të premten te dyqani pasi kishte rënë alarmi, por gjithçka i ishte dukur në rregull. Nuk e kuptoj pse nuk kontrolluan më tepër?", tha Norman Bin, i cili kishte bizhuteri me vlerë 35 000 stërlina në kutinë personale të depozitës brenda dyqanit.Sipas autoriteteve, banda e hajdutëve mendohet të ketë zbritur nga çatia dhe kanë përdorur pajisje të rënda për t'u futur brenda godinës.Hipoteza kryesore është se ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje, kur pothuajse të gjithë ishin larguar për fundjavën e gjatë të Pashkëve. Gjithashtu ka dyshime se hajdutët kanë pasur një bashkëpunëtorë të brendshëm.Disa dhjetra vetë që kishin ruanin bizhuteritë e tyre në dyqanin luksoz u mblodhën për të marrë vesh nëse kutitë e tyre ishin vjedhur apo jo, pasi pjesa më e madhe e tyre nuk i kishin siguruar.Dyqani ka rënë pre e vjedhjeve edhe më parë, në vitin 1975 dhe në vitin 2003.