Falsifikimi i raportit mjekësor, Doshi padit për shpifje Spartak Brahon

Kryetari i Komisionit te Sigurise, Spartak Braho, nga sot do te perballet ne Gjykaten e Larte me nje akuze per shpifje.Deputeti Tom Doshi, ashtu siç e kishte parlajmeruar eshte kthyer nga i akuzuar ne akuzues, duke hedhur ne gjyq deputetin Braho per shpifje.  Rreth ores 13:30 te se merkures Gjykata e Larte pasi  ka bere regjistrimin e kerkese padise ka hedhur shortin, ku ka caktuar edhe trupen gjyqesore qe do te marrë ne shqyrtim kete çeshtje. Trupi gjykues  përbëhet nga gjyqtarët Artan Zeneli, Medi Bici, Andi Çeliku, Mirela Fana dhe Arjana Fullani, ndërsa relator i çështjes u caktua Artan Zeneli.Kerkesa eshte dorezuar nga avokatet mbrotjes te deputetit Doshi pas deklarates se kreut te Komisionit te Sigurse Braho, i cili deklaroi se raporti mjekësor i paraqitur ne Keshillin e Mandateve ishte i fallsifikuar.  Doshi ishte thirrur në seancën e parë të Këshillit të Mandateve për të qënë i pranishëm në diskutimin e kërkesës së Prokurorisë që kërkonte autorizim për arrestimin e tij, por nuk u paraqit. Tom Doshi eshte aktualisht ne masen e “arrestit shtepiak”. Vendimi i Kolegjit penal ne gjykaten e larte ende nuk e ka zbardhur te arsyetur vendimin per te, por avokatet konfirmojne se ky vendim do ti dergohet per ndryshim gjykates Kushtetuese. Hetimet per Doshin jane ne fazen me kulmore. Prokuroria eshte ne pritje te nje akt-ekspertimi te sendeve personale te deputetit te sekuestruara diten e arrestimit te tij. Mesohet se prova me e forte eshte eksiztenca e nje videoje, ku Doshi shfaqet duke kercenuar me arme ne koke Durim Bamin, i cili ishte personi qe ishte paguar per ta ekzekutuar.  

Padia e Doshit për Spartak Brahon