Si u ekzekutua Dritan Lamaj, ja videoja e vrasjes/Fotosekuenca
Publikohen pamjet e ekzekutimit të Dritan Lamajt më 24 shkurt 2013.Një video që zgjati rreth 2 minuta ka regjistruar momentin kur kryekomisari po parkonte makinën rreth 100 metra pranë shtëpisë së tij.Prapa i vjen një makinë nga e cila qëllohen të shtëna automatiku.Në këtë moment aty ngjitur duket dhe një motor dhe që personi që ndodhet në makinë e shtyn me derën e makinës dhe e rrëzon ndërkohë që mbi makinë qëllohet me breshëri automatiku. Ndërkohë pak më tutje tre persona, nga pamjet duken vajza të cilat ishin ulur në një nga tavolinat e lokalit nxitojnë të fshihen.Më pas Dritan Lamaj del nga makina dhe duket se drejtohet drejt lokaleve që ndodheshin aty afër për të kërkuar ndihmë por nuk Ia arrin.Për vrasjen e Dritan Lamajt u arrestua dhe u akuzua Arben Frroku, por me një vendim të datës m3 prill 2015 gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm. Këto pamje janë transmetuar në emisionin “Xhungël” të gazetarit Artan Hoxha në News 24.




